Regjistrimet dhe fotot nga disa vende spanjolle e mbi të gjitha Valencia dhe rrethinat e saj, kanë vërshuar internetin këto ditë.
Ky lokacion është goditur nga moti pothuajse i paprecedentë në ditët e mëparshme. më shumë se 200 njerëz kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut dhe disa pjesë të qytetit dhe rrethinave të tij nuk i ngjajnë më vendit ku jetonin dikur njerëzit.
Në rrjetet sociale është publikuar edhe një video nga Paiporta, një komunë e vendosur në provincën e Valencias.
Në video shfaqen vetura që ende lëvizin në rrugë, por shumë shpejt pas kësaj, një sasi e madhe uji fillon të derdhet në rrugë, duke i detyruar shoferët të ndalojnë.
Në vetëm pak sekonda, rrugët u zhytën plotësisht në ujin me baltë dhe mbetjet e objekteve lundruese. Edhe atëherë banorët e zonës nisën të iknin dhe në sfond dëgjoheshin sirenat e shërbimeve të ndryshme të shpëtimit.
/Motilokal.com
