Gjatë ditës së diel situata meteorologjike pritet të jetë e qëndrueshme në Shqipëri si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Gjithashtu në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë për shkak të lagështirës së lartë në këto orë.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 9 deri në 21 °C.
/Motilokal.com
