Tërmeti i fuqishëm godet Zagrebin

Tërmeti i fuqishëm godet Zagrebin

Kroacia është zgjuar nga dy tërmete të fuqishme mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar dëme të mëdha në Zagreb.

Tërmeti i parë me magnitduë 5.3 shkallës riter rreth orës 06:24, ndërsa i dyti u regjistrua rreth orës 7:01 me magnitudë 5.0 goditen kryeqytetin kroat, ku shumë banorë u larguan nga shtëpitë e tyre, dhe dolën në rrugë.

Energjia elektrike në disa pjesë të qytetit është ndërprerë.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra thellësi, 7 kilometra në verilindje të Zagrebit dhe 6 kilometra në juglindje të Kašina të Kroacisë.

Tërmeti u ndie edhe në disa pjesë të Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Hungarisë, Sllovenisë dhe Austrisë./Motilokal.com