Studim: Valët e të nxehtit po dëmtojnë koralet

Studim: Valët e të nxehtit po dëmtojnë koralet

Sipas një studimi të prezantuar të premten valët e nxehtësisë që kanë goditur globin po dëmtojnë shkëmbinjtë koralorë shumë më shpejt sesa mendohej më parë.

Shkencëtarët kanë bërë të ditur se rritja e temperaturave po dëmton detet, si shkak i ngrohjes globale që mund të dëmtohen rëndë edhe shkëmbinjtë, përmes një procesi "zbardhimi" apo humbje ngjyre, ku temperaturat e larta po shkatërrojnë algat shumëngjyrësh që mbulojnë edhe koralin ushqyes.

Zbardhja ndodh kur kushte jo normale të ambientit, si temperatura të larta të ujit të detit, bëjnë që koralet të nxjerrin algat e vogla foto-sintetike, çka edhe i lë ato pa ngjyrë.

Nëse temperaturat e detit bien, koralet e zbardhura janë në gjendje të rigjenerohen.

Sidoqoftë, pjesë të mëdha të barrierës koralore, struktura më e madhe në botë, kanë vdekur ose janë dëmtuar si pasojë e eventeve pasuese në 2016 dhe 2017.

Por studimi i ri zbuloi se valët e rënda të nxehtësisë mund të degradojnë strukturën skeletore të koralit, duke shkatërruar potencialisht të gjithë organizmat për një kohë shumë të shkurtër.

"Ndikimi i të nxehtit ekstrem në procesin e zbardhjes së algave, është më të vërtetë një pikë shqetësuese ku koralet po shkatërrohen", tha Tracy Ainsworth, një bashkautor i studimit nga Universiteti i New South Wales.

Studimi, i cili gjithashtu përfshin studiues nga Universiteti i Newcastle në Britani, Universiteti James Cook Australi, Universiteti i Teknologjisë Sidnei dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e ShBA, përdorën skanime CT të shkëmbinjve koralorë për të monitoruar ndikimin e temperaturave ekstreme.

Scott Heron nga Universiteti James Cook tha se shpërndarja e shpejtë e skeleteve të koraleve nga vala e të nxehtit erdhën si befasi.

Koralet e ishullit Lord Hou, rreth 600 km larg brigjeve të Sidneit, janë prekur nga temperaturat e larta këtë verë, pavarësisht se i kishin shpëtuar zbardhjes masive që dëmtoi barrierën e madhe koralore në 2016 dhe 2017.

Koralet përbëjnë më pak se 1 për qind të ambientit detar të tokës, por në to jeton rreth 25 për qind e jetës marine duke qenë se veprojnë si streha për shumë specie peshqish. /Motilokal.com