Moti për javën e ardhshme në Kosovë pritet të jetë nën ndikimi e kushteve të qëndrueshme atmosferike, për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë perëndimore.
E hëna parashihet të jetë me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës.
Të martën, pritet mot pjesërisht me re dhe diell. Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës.
Me kthjellime dhe diell parashihet të mbajë edhe dita e mërkurë.

/Motilokal.com
