Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë miratuar disa vendime të rëndësishme për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Në profilin e tij në Facebook ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu ka njoftuar miratimin e këtyre vendimeve:
- Koncept Dokumenti për Menaxhimin e Integruar të mbeturinave, një hap shumë i rëndësishëm që jo vetëm ndikon në mbrojtjen e mjedisit por edhe zhvillimin e ekonomisë qarkore.
- Vendimi Përfundimtar për shpronësim për realizimin e projektit : Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial ‘’Masakra e Reçakut’’.
- Projektligji për Inspektoratin në Fushën e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit, si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

/Motilokal.com
