Mjegulla përkeqëson kushtet e rrugës – Policia e Kosovës apelon për kujdes

Mjegulla përkeqëson kushtet e rrugës – Policia e Kosovës apelon për kujdes

Policia e Kosovës (PK) përmes një njoftimi u ka bërë apel shoferëve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, sepse ka filluar shfaqja e mjegullës në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët.

“Ka filluar shfaqja, prezenca e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët. Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshmet. Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftim i plotë:

Apelojmë tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull.

Ndërsa, rekomandojmë që:

  • Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!
  • Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.
  • Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.
  • Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë.
  • Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!
  • Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!
  • Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin.
  • Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!
  • Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!
  • Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!

/Motilokal.com