Ndërrimi i orës po afron – kur kalojmë në orën dimërore?

Ndërrimi i orës po afron – kur kalojmë në orën dimërore?

Ora dimërore rikthehet të dielën më 27 tetor, që i bie e diela e fundit e këtij muaji. Në ora 3:00 pas mesnate akrepat do të lëvizim në orën 2:00 dhe kështu do të kemi një orë shtesë për të fjetur.

Lindja dhe perëndimi i diellit do të jenë rreth 1 orë më herët më 27 tetor 2024 se një ditë më parë. Më shumë dritë do të ketë në mëngjes dhe më pak dritë në mbrëmje.

Kompjuterët, celularët dhe pajisjet e tjera moderne që tregojnë kohën e saktë do të “kalojnë” automatikisht në kohën e dimrit.

Nëse keni ende një tregues të kohës analoge ose një pajisje më të vjetër që “nuk di” ta bëjë këtë automatikisht, mos harroni të lëvizni me duar një orë pas, nga 3 në 2 orë.

Në vitin 2019, propozimi u mbështet nga Parlamenti Evropian, por ai duhet të miratohet nga shtetet anëtare.

Ndryshimi i orës në kontinentin evropian u vendos si ligj në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

/Motilokal.com