Kumbaro: 186 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë deri në shtator

Kumbaro: 186 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë deri në shtator

186 mijë vizitorë nga Franca vizituan Shqipërinë në muajt janar-shtator 2024, ose 72% më shumë se një vit më parë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cilësoi si një shifër shumë domethënëse që shenjon rritjen e bashkëpunimit me tregjet franceze.

Kumbaro së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpritën 80 drejtues dhe përfaqësues të turoperatorëve të agjencive të sipërmarrjeve së udhëtimit të Francës, që zgjodhën Shqipërinë si vendin për të zhvilluar konferencën e radhës.

“Takimi u zhvillua në tarracën e bashkisë së Tiranës si një prej pikave më panoramike ku mund të shihet evolucioni dhe transformimi që i kanë dhënë titullin e një prej kryeqyteteve më vibrante të Evropës”, theksoi ministrja Kumbaro.

“Takimi me 80 turoperatorë dhe CEO të Federatës së Sipërmarrjeve të Udhëtimeve të Francës, të cilët mbajtën mbledhjen e tyre në Tiranën që po konfirmohet gjithnjë e më tepër si kryeqyteti i turizmit të konferencave, samiteve dhe eventeve të mëdha”, shkroi Kumbaro në rrjetet sociale ndërsa përcolli foto nga takimi.

/Motilokal.com