Nën-lloji më i rrezikuar në botë – rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Rrëqebulli është fotografuar nga organizata mjedisore ERA Group, përmes kamerave të veçanta të quajtur “Kamera-kurth”.
Përfaqësuesit e organizatës ERA Group, kanë dokumentuar prezencën e këtij lloji në territori ne Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” me fotografitë e bëra nga “kamerat –kurth.
Prania e këtij lloji është tregues i cilësisë së njëmendtë të habitatit dhe mbrojtja eventuale e llojit siguron efekt mbrojtës për lloje të tjera dhe lokalitetin/lokalitetet ku gjendet.
Vlerësohen të jenë më pak se 100 sosh dhe paraqet specien e rrëqebullit më të rrezikuar në tërë botën.
Rrëqebulli banon në zonat malore, duke filluar nga 700 metra e deri në 2500 metra lartësi mbidetare të tipit alpin, duke u ambientuar në klimën e tipit boreal. I preferon vendet shkëmbore dhe të thyeshme, të qeta dhe larg vendbanimeve.
Ky lloj është vlerësuar në kategorinë: Skajshmërisht i Rrezikuar, për shkak të reduktimit të vëzhguar të popullatës në të kaluarën, ku shkaktarët e rënies mund të mos kenë pushuar ende, bazuar në vëzhgimin direkt dhe rënien e cilësisë së habitateve të përshtatshme për llojin. Rënia e vazhdueshme e vëzhguar bazohet në numrin e individëve të rritur, që është më pak se 50./Motilokal.com
