Sipas një raporti të ri të kryer në nivel të Bashkimit Evropian, më shumë se 20,000 njerëz humbën jetën në aksidente trafiku në vitin 2023. Suedia është vendi me më pak aksidente dhe Bullgaria me numrin më të madh të aksidenteve me vdekje.
Vitin e kaluar, rreth 20,400 persona humbën jetën në aksidente trafiku në rrugët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Krahasuar me shifrën e vitit 2022, numri i të vrarëve në aksidente të tilla është ulur me një për qind.
Për më tepër, numri i aksidenteve me vdekje është 10 për qind më i ulët se niveli i regjistruar në vitin 2019. Megjithatë, një nga synimet kryesore të Bashkimit Evropian në këtë drejtim është zvogëlimi i numrit të aksidenteve me fatalitet dhe reduktimi i lëndimeve të rënda me 50 për qind deri në vitin 2030. Kjo do të thotë se numri i aksidenteve të rënda trafiku duhet të zvogëlohet me 4.5 për qind çdo vit.
Një raport i ri tregon se vendi me më pak aksidente fatale në vitin 2023 ishte Suedia, me 22 vdekje për milion banorë. Danimarka është e dyta në listë, me 27 vdekje për milion banorë.
Nga ana tjetër, Rumania shënoi sërish një shkallë të lartë të aksidenteve me vdekje. Vitin e kaluar në këtë vend pati 81 vdekje për një milion banorë. I vetmi vend që regjistroi më shumë aksidente ishte Bullgaria, me 82 vdekje për milion banorë.
Bashkimi Evropian synon që deri në vitin 2050 të zhdukë plotësisht aksidentet e trafikut me rezultate fatale.
/Motilokal.com
