Dita e premte parashihet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit të shpejtë të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa. Reshjet e shiut pritet të nisin që nga orët e para të 24 orësh-it e deri në orët e mesditës do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Në disa zona reshjet parashihen të jenë edhe në formën e shtrëngatave. Ndërsa pas mesditës moti parashikohet me kthjellime.
Të shtunën, moti do të jetë kryesisht me diell, por në orët e para të ditës mund të ketë vranësira dhe mjegull përgjatë ultësirave.
E diela pritet të mbajë mot me vranësira e periudha me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për prezencë te mjegullës.

/Motilokal.com
