Kokat e dushit dhe furçat e dhëmbëve mbartin një koleksion jashtëzakonisht të larmishëm virusesh. Në fakt, shumë prej tyre nuk janë parë kurrë më parë.
Më konkretisht, një ekip mikrobiologësh kreu një kërkim të udhëhequr nga Universiteti Northwestern, i cili u botua në revistën Frontiers in Microbiomes. Studiuesit sqarojnë se këto viruse nuk synojnë njerëzit, por përkundrazi janë bakteriofagë, ose fagë, siç quhen ndryshe. Megjithëse komuniteti hulumtues di pak rreth tyre, fagët kanë tërhequr kohët e fundit vëmendjen për përdorimin e tyre të mundshëm në trajtimin e infeksioneve bakteriale rezistente ndaj antibiotikëve.
Sipas studiuesve, viruset e panjohur më parë që përgjojnë në banjat tona, mund të jenë një rezervuar materialesh për hetimin e këtyre aplikacioneve.
Më shumë se 600 viruse të ndryshëm u gjetën në mostrat që ata morën: “Ne gjetëm shumë viruse për të cilët dimë shumë pak dhe shumë të tjerë që nuk i kemi parë kurrë më parë. Është e mahnitshme se sa biodiversitet i pashfrytëzuar ka rreth nesh. Dhe nuk duhet të shkojmë larg për ta gjetur. Është pikërisht nën hundët tona”, thotë drejtuesja e studimit Erica Hartman, profesoreshë e asociuar e inxhinierisë civile dhe mjedisore në Shkollën e Inxhinierisë McCormick të Universitetit Northwestern.
Studiuesit po paralajmërojnë njerëzit që të mos shqetësohen për jetën e padukshme që jeton brenda banjove tona. “Mikrobet janë kudo dhe shumica dërrmuese e tyre nuk do të na sëmurin. Sa më shumë t'i sulmoni me dezinfektues, aq më shumë ka gjasa që ata të zhvillojnë rezistencë ose të bëhen më të vështirë për t'u trajtuar”, përfundon Erika Hartman.
/Motilokal.com
