Fabrika e Volkswagen në Poloni operon duke përdorur energji diellore

Fabrika e Volkswagen në Poloni operon duke përdorur energji diellore

Fabrika e Volkswagen, e vendosur në Wrzesnia, Poloni, operoi vetëm me energji diellore për herë të parë më 27 shtator 2024. Ky moment historik shënon një hap të madh drejt prodhimit të qëndrueshëm të gjigantit gjerman.

Volkswagen Crafter prodhohet në fabrikën polake dhe ka një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë. Bëhet fjalë për 25.000 module diellore të instaluara në 22 hektarë, të cilat prodhojnë 15.2 MW energji.

Volkswagen Poznan (VWP) ka bashkëpunuar me Quanta Energy për të përfunduar fazën e dytë të këtij projekti madhor. Mesatarisht, termocentrali diellor do të mbulojë 20 për qind të nevojave vjetore të fabrikës për energji elektrike.

"Central i ri fotovoltaik në fabrikën Wrzesnia është një hap i madh drejt vetë-mjaftueshmërisë së plotë të energjisë, si dhe prodhimit të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit. Ai gjithashtu siguron që ne të kemi akses në energji me çmime të qëndrueshme", tha drejtoresha Stefanie Hegels.

Lëvizja e VWP është në përputhje me qëllimin e Grupit Volkswagen për të arritur prodhim neutral ndaj klimës në të gjitha objektet e tij të prodhimit deri në vitin 2040. Kompania ka përdorur energjinë e gjelbër që nga viti 2019 dhe demonstron angazhimin e saj për të reduktuar gjurmën e saj të karbonit.

Megjithatë, VWP nuk po ndalet me kaq dhe planifikon të shtojë një fermë diellore 3.1 MW dhe një sistem tavanesh 6.5 MW për të çuar më tej kapacitetin e saj të energjisë së rinovueshme. Kanë nisur proceset administrative për instalimin e turbinave me erë.

/Motilokal.com