Moti në Shqipëri kryesisht me diell dhe temperatura në rritje

Moti në Shqipëri kryesisht me diell dhe temperatura në rritje

Sipas parashikimit të motilokal.com në Shqipëri moti për këtë fundjavë do të jetë përgjithësisht i kthjellët me diell dhe nga e diela me vranësira.

E premtja do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 18 °C.

Paraditja e ditës së shtunë do jetë me mot të kthjellët, kurse pasditja me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 16 °C.

E diela do të mbaj mot me vranësira gjatë gjithë ditës, ndërsa në mbrëmje me reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 13 deri në 17 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit. /Motilokal.com