Moti të mërkurën në Maqedoni pritet të jetë pjesërisht me vranësira, në mëngjes me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe kushte për paraqitje të shtrëngatave të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugor.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 13 deri në 20 °C.
/Motilokal.com
