Parashikimi i motit për të mërkurën në Shqipëri: Diell apo shi?

Parashikimi i motit për të mërkurën në Shqipëri: Diell apo shi?

Gjatë ditës së mërkurë situata meteorologjike pritet të jetë e paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale me diell. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Vende-vende parashihen të jenë në formën e shtrëngatave të shoqëruara me bubullima dhe rrufe.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 18 deri në 21 °C.

/Motilokal.com