Disa fakte të rëndësishme që duhet të dini për pneumoninë

Disa fakte të rëndësishme që duhet të dini për pneumoninë

Pneumonia është një infeksion që mund të prekë njërën ose të dyja mushkëritë. Mund të shkaktohet nga bakteret, viruset ose kërpudhat. Si pneumonia bakteriale ashtu edhe ajo virale janë ngjitëse, që do të thotë se ato mund të përhapen nga një person i infektuar te një person i shëndetshëm. Megjithatë, njeriu mund të infektohet me pneumoni kërpudhore nga mjedisi, por kjo nuk përhapet nga personi në person. Këtu janë disa fakte të rëndësishme për pneumoninë që duhet të dini për këtë sëmundje të rëndë.

Çdokush mund të marrë pneumoni

Ndërsa, disa njerëz janë në një rrezik më të madh të kontraktimit të pneumonisë, pothuajse çdokush mund të marrë pneumoni. Simptomat e pneumonisë mund të ndryshojnë nga personi në person, por simptomat më të zakonshme përfshijnë ethe, të dridhura, kollë, frymëmarrje të shpejtë, dhimbje gjoksi, humbje të oreksit dhe dobësi të përgjithshme të trupit. Nëse jeni të shqetësuar se mund të keni pneumoni, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

Pneumonia mund të jetë vdekjeprurëse

Sëmundja shkakton më shumë se një milion shtrime në spital dhe pothuajse 50,000 vdekje çdo vit dhe është më e zakonshme nga sa mendoni. Pneumonia mund të jetë shumë serioze dhe mund të shkaktojë edhe vdekje kur ka zhvillim shoqërues të disa komplikimeve të frymëmarrjes si rrjedhje pleurale, sepsa, abscesi i mushkërive dhe dështimi i frymëmarrjes. Të rriturit e moshuar, fëmijët e vegjël, ata me sistem imunitar të dobësuar dhe njerëzit me probleme të tjera mjekësore kanë më shumë gjasa të zhvillojnë komplikime të tilla.

Popullata me rrezik të lartë për pneumoni

Siç u përmend më lart, çdokush mund të marrë pneumoni, por grupe të caktuara kanë një rrezik më të lartë. Këto përfshijnë:

  • Femrat shtatzëna
  • Foshnjat nga lindja deri në 2 vjeç
  • Personat me sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet e zemrës, mëlçisë dhe veshkave
  • Pacientët me kancer
  • Pacientët e shtruar në spital, veçanërisht ata me ventilatorë
  • Njerëzit e ekspozuar rregullisht ndaj irrituesve të mushkërive dhe tymrave toksikë
  • Duhanpirësit dhe pirësit e rëndë
  • Personat me çrregullime mendore si sëmundja e Parkinsonit, skizofrenia, çmenduria etj.

Vaksinimi mund të parandalojë pneumoninë

Gripi është një nga shkaktarët më të zakonshëm të pneumonisë dhe parandalimi i gripit është gjithashtu një mënyrë e mirë për të parandaluar pneumoninë. Marrja e një vaksine vjetore kundër gripit do t'ju mbrojë kundër gripit sezonal. Vaksinimi për pneumoninë pneumokokale (një lloj pneumonie bakteriale) rekomandohet për të gjithë fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe për të rriturit me faktorë rreziku specifik.

Zakonet e mira shëndetësore mund të ndihmojnë në luftimin e pneumonisë 

Zakonet e mira shëndetësore mund të ndihmojnë në parandalimin e pneumonisë dhe sëmundjeve të tjera të mushkërive. Këto përfshijnë: larja e duarve, ngrënia e një diete të shëndetshme, pushimi adekuat, ushtrimet e rregullta, mbajtja e higjienës së mirë orale dhe mos pirja e duhanit. Zakonet e mira shëndetësore gjithashtu nxisin shërim më të shpejtë kur infektoheni/sëmureni.

/Motilokal.com