Për ditën e hënë në Maqedoni pritet të mbajë mot me diell e vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
Të martën, moti do të jetë ftohtë në mëngjes, me diell gjatë ditës e vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Ndërsa e mërkura do të sjellë mot pjesërisht me vranësira e diell dhe erë të dobët deri mesatare nga jugu. Pasdite do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe shfaqje të shtrëngatave të rralla.

/Motilokal.com
