Po bëheni gati për fillimin e javës? Ja si do të jetë moti në Shqipëri

Po bëheni gati për fillimin e javës? Ja si do të jetë moti në Shqipëri

Moti për javën e ardhshme në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimi e kushteve të qëndrueshme atmosferike, tipike vjeshtore, me diell por pa munguar edhe ditët me shi.

Të hënën moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Edhe dita e martë parashikohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira që pritet të shtohen në orët e mbrëmjes dhe me vona të pasohen nga reshjet e shiu.

Në ditë e mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë ndërsa moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve, stuhive të shoqëruara me bubullima, rrufe dhe breshër.

/Motilokal.com