A do të bjerë shi të dielën? Mësoni parashikimin për Shqipëri

A do të bjerë shi të dielën? Mësoni parashikimin për Shqipëri

Gjatë ditës së diel situata meteorologjike pritet të jetë e paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat me diell kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 15 deri në 16 °C.

/Motilokal.com