Gjatë ditës së shtunë situata meteorologjike pritet të jetë e paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat me diell kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 17 deri në 22 °C.
/Motilokal.com
