Fundjavën e kaluar katër persona mblodhën pothuajse 70 kilogramë kërpudha në pyllin e zi gjerman, të cilat synonin t'i transportonin përtej kufirit me Zvicrën, afër Hohentengen.
Secili nga katër personat kishte veturën e tij me të cilën transportonin kërpudhat. Gjatë kontrollit doganor u gjetën kërpudha me vlerë, ndër të cilat ishte edhe kërpudha e mbrojtur porcini.

Autoritetet njoftuan se me 30 kilogramë kanë tejkaluar ndjeshëm sasinë e lejuar të kërpudhave që mund të korren. Përkatësisht, sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, një person mund të mbledhë një kilogram kërpudha në ditë.

Kështu udhëtimi në Pyllin e Zi ka rezultuar të jetë një ekskursion i kushtueshëm, pasi personat e përmendur janë gjobitur në total me 7000. Një kilogram kërpudha porcini në Zvicër kushton 80 euro, çka flet shumë se sa fitimprurës është ky biznes. Kërpudhat e konfiskuara janë asgjësuar.
Zyrtarët vunë në dukje se ka ndodhur edhe më parë që mbledhësit e kërpudhave, veçanërisht ata nga Zvicra, të injorojnë sasinë maksimale të kërpudhave që mund të korren, për këtë arsye janë forcuar kontrollet, shkruan portali tagesschau.
/Motilokal.com
