Kapriçot e motit: Si do të ndryshojë moti në Shqipëri?

Kapriçot e motit: Si do të ndryshojë moti në Shqipëri?

Dita e premte parashihet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët. Reshjet e shiut pritet të nisin nga orët e para të 24-orëshit. Ndërsa reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veriperëndim të vendit. Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruara me bubullima dhe rrufe.

Për shkak të reshjeve të mëdha në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Të shtunën, moti do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu, mund të ketë edhe shtrëngata afatshkurtra.

E diela pritet të mbajë me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me bubullima dhe rrufe, mundësi në disa zona për shtrëngata.

/Motilokal.com