Stuhi shiu në Shqipëri, paralajmërohet rreziku i përmbytjeve

Stuhi shiu në Shqipëri, paralajmërohet rreziku i përmbytjeve

Moti në Shqipëri do të jetë në ndikim të kalimit të një sistemi frontal, parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

Nga dita e sotme dhe nesër (e premte 04.10.2024) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri të vendit.

Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

/Motilokal.com