Gjatë ditës së enjte situata meteorologjike pritet të jetë e paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezentë që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe në veriperëndim të vendit. Gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar dhe në formën e shtrëngatave.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 19 deri në 23 °C.
/Motilokal.com