Tërmet në Greqi, dridhje të fuqishme ndihen edhe në jug të Shqipërisë

Tërmet në Greqi, dridhje të fuqishme ndihen edhe në jug të Shqipërisë

Dridhje toke janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën jugore të Shqipërisë, si në Delvinë dhe Sarandë.

Shërbimi evropian i tërmeteve EMSC bën me dije se bëhet fjalë për një lëkundje me magnitudë 4.1 ballë Rihter që është regjistruar brenda territorit grek, por që forca e tij është ndjerë edhe në Shqipëri.

Paraprakisht nuk raportohen dëme apo të lënduar nga tërmeti.

/Motilokal.com