Gjatë ditës së diel situata meteorologjike pritet të ndryshojë për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në viset e larta malore mundësi për fjolla bore.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 17 deri në 21 °C.
/Motilokal.com
