Vazhdon aksioni për largimin e veturave të braktisura në Prishtinë

Vazhdon aksioni për largimin e veturave të braktisura në Prishtinë

Inspektorati i Kryeqytetit ka vazhduar aksionin për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në Prishtinë.

Sipas njoftimit kjo iniciativë është pjesë e vizionit të Kryetarit Përparim Rama për krijimin e një qyteti më të organizuar, duke liruar hapësirat publike dhe parkingjet për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët.

“Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës, duke eliminuar automjetet e braktisura që jo vetëm zënë hapësira të vlefshme, por edhe kontribuojnë në ndotjen e mjedisit urban. Ky hap tregon përkushtimin tonë të përbashkët për një Prishtinë më të pastër dhe më të organizuar”, thuhet në njoftim.


/Motilokal.com