Keni plane për fundjavë? Shihni parashikimin e motit në Shqipëri

Keni plane për fundjavë? Shihni parashikimin e motit në Shqipëri

Dita e premte parashihet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Të shtunën, moti do të jetë i ndryshueshëm me diell dhe vranësira, nga pasditja priten për reshje lokale shiu.

E diela pritet të nis me vranësira e reshje lokale shiu, nga mesdita mot do të jetë kryesisht me diell.

/Motilokal.com