Shkatërrimi i lumenjve vazhdon: Policia zë në flagrancë dy shoferë kamioni

Shkatërrimi i lumenjve vazhdon: Policia zë në flagrancë dy shoferë kamioni

Policia e trafikut gjatë patrullimit në fshatin Landovicë të Prizrenit ka hasur në dy kamionë duke bërë transportimin e zhavorrit në mënyrë të kundërligjshëm nga lumi “Drini i Bardhë”.

“Kamionët e ngarkuar me zhavorr i drejtonin vozitësit: G.K. (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar shqiptar) dhe R.SH. (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar shqiptar). Në lidhje me këtë është njoftuar Stacioni Policor Prizren Veri, ku njësitet përkatëse policore në bashkëpunim me Komisioni e Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe në konsultime me Prokurorin Kujdestar, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore dhe nga të dyshuarit janë konfiskuar mjetet transportuese (kamionët)”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘Ndotja, degradimi, shkatërrimi i mjedisit dhe shfrytëzim i pa autorizuar i zhavorrit në lumin Drini i Bardhë”. Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Prizren Veri.


/Motilokal.com