Moti për javën e ardhshme në Kosovë: Çfarë surpriza na presin?

Moti për javën e ardhshme në Kosovë: Çfarë surpriza na presin?

Moti të hënën në Kosovë parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Të martën, pritet mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët.

E mërkura do të jetë me vranësira dhe periudha me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për bubullima e shkarkime rrufesh.

/Motilokal.com