Komuna e Prishtinës sot ka shënuar Javën Evropiane të Lëvizshmërisë, ku janë organizuar dhe planifikuar një numër i aktiviteteve për të rritur vetëdijesimin e qytetarëve për shfrytëzimin e mjeteve alternative të transportit të qëndrueshëm.
Kreu i Kryeqytetit Përparim Rama, ka thënë: “Bashkë me shumë fëmijë sot promovuam këto forma të mobilitetit që kontribuojnë pozitivisht në shëndetin e fëmijëve, qytetarëve dhe në mjedis”.
Ai ka njoftuar se janë lëshuar në funksion edhe Biçikletat e Kryeqytetit të cilat po gjejnë përdorim të gjerë te qytetarët dhe jemi duke punuar në reformimin e transportit publik.
“Kryeqyteti është i përkushtuar që ta bëjë qytetin tonë më miqësor për qytetarët, duke vënë këmbësorin prioritet duke liruar dhe krijuar sa më shumë hapësira për këmbësorë”, është shprehu Rama.
/Motilokal.com