Liqeni i Përlepnicës në 'koma'

Liqeni i Përlepnicës në 'koma'

Liqeni i Përlepnicës është ngritur në vitin 1966, shfrytëzohet edhe për pije edhe për ujitje të 350 hektarëve tokë të punuar. Liqeni akumulues i Përlepnicës është formuar në lumin me të njëjtin emër.

Në qytetin e Gjilanit, furnizimi me ujë ka qenë gjithmonë i vështirë, ndërsa së fundi kjo duket të jetë bërë edhe më e vështirë.


Si pasojë e thatësisë ekstreme të vitit të kaluar por edhe fillim të këtij viti liqeni i Perlepnicës, i cili shtrihet në veri-lindje të qytetit të Gjilanit dhe prej të cilit qyteti edhe furnizohet me ujë, ka marrë një pamje shqetësuese.

Liqeni i Përlepnicës mbetet nën fatin e reshjeve pranverore pasi dimri ishte i butë dhe nuk mjaftuan ato pak flluska të borës që ta ngjallin këtë liqen.

Motilokal.com ju sjell pamje nga droni të liqeni të Përlepnicës./Motilokal.com