Inspektorati i Kryeqytetit në aksion: Largohen automjetet e braktisura nga hapësirat publike

Inspektorati i Kryeqytetit në aksion: Largohen automjetet e braktisura nga hapësirat publike

Inspektorati i Kryeqytetit ka filluar aksionin për largimin e veturave të pashfrytëzuara, e të cilat janë të parkuara në hapësira publike, në zona të ndryshme në kryeqytet.

Ndërsa u ka bërë thirrje pronarëve të këtyre veturave, që të bashkëpunojnë me Inspektoratin për largimin e veturave nga këto hapësira, brenda fatit të paraparë.

“Me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët e kryeqytetit, pronarë të këtyre veturave të braktisura, që të respektojnë kërkesat e inspektoratit si edhe të bashkëpunojnë, duke i larguar të njëjtat sipas afateve të dhëna nga ky organ”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Kryeqytetit.


/Motilokal.com