Erion Veliaj shkon në punë me biçikletë: Një këshillë për shëndet dhe kursim kohe

Erion Veliaj shkon në punë me biçikletë: Një këshillë për shëndet dhe kursim kohe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka thënë ‘mirëmëngjesi’ ndjekësve me një video të tijën me biçikletë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Veliaj duket duke ngarë një biçikletë dhe bashkëngjitur me videon shkruan:

“Një javë të shkëlqyer për ty…dhe një këshillë për të qenë i shëndetshëm e kursyer kohë e para në Javën Evropiane të Mobilitetit #NePuneMeBiciklete”.

Në fakt edhe më parë kryebashkiaku i Tiranës është parë shpesh që zgjedh të shkojë me biçikletë në punë apo në takimet e tij.


/Motilokal.com