Koronavirusi/ Njohësi i emergjencave kërkon të shpallët gjendje e jashtëzakonshme!

Koronavirusi/ Njohësi i emergjencave kërkon të shpallët gjendje e jashtëzakonshme!

Njohësi i emergjencave Tahir Ahmeti ka kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas tij shpallja e emergjencës për shëndetin publik nuk mjafton.

“Është evidente se virusi po përhapet dhe po zgjerohet në territorin e Kosovës. Koordinimi më i mirë ndërinstitucional është më së i nevojshëm në këtë fazë”, u shpreh Ahmeti.

Ai theksoi se shumë shtete më të zhvilluara se ne, dhe me resurse e kapacitete mjekësore shumë më të avancuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Personalisht mendoj se ne veç jemi vonuar në këtë aspekt”, deklaroi Ahmeti./Motilokal.com