Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një njoftimi bën të ditur se sipas parashikimeve të motit gjatë ditës së nesërme pritet të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë vendin ku me dendësi të lartë do të jenë në zonën veriore si në Shkodër dhe Lezhë.
ARRSH apo te drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, ruani distancën e duhur, kontrolloni fshirëset e xhamave, shmangni frenimin e menjëhershëm dhe të papritur respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugor.
“Grupet e punës së mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme në terren për lehtësimin e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com
