Të premten, moti pritet të jetë me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me bubullima në pjesën e parë të ditës, nga orët e pasdites reshje pushojnë.
E shtuna do të mbajë mot me intervale me diell dhe vranësira, mundësi për rrebeshe shiu. Gjatë ditës së shtunë dhe diel parashihen reshje bore kryesisht në viset e larta malore.
Për ditën e diel parashikimet tregojnë se do të ketë vranësira e reshje lokale shiu në pjesën e parë ditës, nga pasditja priten periudha me diell.

/Motilokal.com
