Moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Dita e premte parashihet të mbajë me vranësira e reshje shiu. Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra të shoqëruar me bubullima, rrufe dhe breshër.
Të shtunën, moti do të jetë me vranësira e reshje të dendura shiu. Në Alpe parashihen fjollat e para të borës.
E diela pritet të jetë me kryesisht të vranët, në pjesën e parë të ditës me reshje shiu, nga pasditja vonë reshjet parashihen të pushojnë.

/Motilokal.com
