Parashikohen stuhi shiu: Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes të shtuar!

Parashikohen stuhi shiu: Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes të shtuar!

Ashtu siç edhe Motilokal.com ka paralajmëruar që disa ditë për ndryshimin e motit edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar se sot pasdite dhe nesër, priten reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta dhe shkarkime rrufesh, si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave.

Për këtë, Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi i bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar.

“Duke pasur parasysh këto kushte, Kryeqyteti ju bën thirrje të nderuar qytetarë që të tregoni kujdes të shtuar. Shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave me mot të keq. Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja. Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot pasdite dhe nesër gjatë gjithë ditës priten reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta dhe shkarkime rrufesh, si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave.

Duke pasur parasysh këto kushte, Kryeqyteti ju bën thirrje të nderuar qytetarë që të tregoni kujdes të shtuar:

• Shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave me mot të keq.

• Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja.

• Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj.

Gjithashtu, ekipet e emergjencave të Kryeqytetit dhe zjarrfikësit janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Ju lutemi në rast nevoje kontaktoni #pa pagesë 24/7 në Qendrën Operative Emergjente të #Kryeqytetit në numrat:

080012233

080012244

Dhe në numrat:

193 Zjarrfikësit

192 Policia

194 Shërbimi Mjekësor Emergjent.


/Motilokal.com