Si duket po i vije fundi edhe pritjeve për një ilaç apo vaksinë kundër virusit që është duke tmerruar botën. Nga dita e hënë vaksina e shumëpritur kundër koronavirusit do të nisë shpërndarjen te njerëzit e prekur.
Sipas Agjencisë së lajmeve Associated Press (AP), duke cituar qeverinë amerikane njoftojë zyrtarisht nisjen e injektimit të vaksinës te njerëzit. Kjo vaksinë është përgatitur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në bashkëpunim me Institutin e Kërkimit Shëndetësor në Seattle, “Kaiser Permanente Washington Health Research Institute”.
Do të jenë 45 persona në moshë të re të cilët kanë pranuar vullnetarisht të vaksinohen. Kjo vaksinë po shpërndahet përmes kompanisë NIH dhe Moderna inc.
Nuk ka asnjë mundësi që pjesëmarrësit të infektohen, sepse ato nuk përmbajnë vetë virusin. Qëllimi është thjesht të kontrollohet që vaksinat nuk tregojnë efekte anësore shqetësuese, duke vendosur fazën për teste më të mëdha.
Dhjetëra grupe kërkimore në të gjithë botën po garojnë për të krijuar një vaksinë pasi rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten. Më e rëndësishmja është se ata po ndjekin lloje të ndryshme të vaksinave - të zhvilluara nga teknologji të reja që jo vetëm që janë më të shpejta për tu prodhuar sesa inokulimet tradicionale, por mund të rezultojnë më të fuqishme. Disa studiues madje synojnë vaksina të përkohshme, të tilla që mund të mbrojnë shëndetin e njerëzve një ose dy muaj, në një kohë, ndërsa zhvillohet mbrojtja që zgjat më shumë.
Kompania bioteknologjike “Inovio Pharmaceuticals” synon të fillojë muajin tjetër testin e sigurisë së vaksinës tek një kandidat mes disa vullnetarëve nga Universiteti i Pensilvanisë.
Sipas drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të NIH, Anthony Fauci, edhe nëse testet fillestare të sigurisë do të shkojnë mirë, “flitet për një hark kohor, një vit ose një vit e gjysmë” përpara se çdo vaksinë të jetë e gatshme për t’u përdorur në masë.
Duhen të bëhen studime në mijëra njerëz për të vërtetuar nëse një vaksinë me të vërtetë ka funksion mbrojtës dhe jo dëmtues.
Presidenti Donal Trump është përpjekur të bëjë veprime të shpejta mbi gjetjen e vaksinës, duke deklaruar se shpreson që “shumë shpejt” të shohë një vaksinë kundër koronavirusit.
Në Kinë, shkencëtarët kanë testuar një kombinim të ilaçeve HIV kundër Covid-19, po ashtu edhe një medikament që quhet remdesivir./Motilokal.com
