Moti në Shqipëri pritet të jetën nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Gjatë ditës së enjte moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave të shoqëruar me bubullima, rrufe dhe breshër.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 25 deri në 28 °C.
/Motilokal.com