Drejtori i Institutit të Shëndetësisë: Dilni sot në natyrë, por mbani distancën!

Drejtori i Institutit të Shëndetësisë: Dilni sot në natyrë, por mbani distancën!

Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovë, Naser Ramadani, në një prononcim për media ka rekomanduar të gjithë që të dalin në natyrë sepse është koha e mirë, por duke qëndruar dy metra larg njëri tjetrit.

“Po, ne kemi rekomanduar dy metra distancë mes njëri tjetrit, ashtu siç jemi edhe ne tash. Por koha është e mirë dhe njerëzit mund të dalin në natyrë. Virusi nuk qëndron në ajër”, ka deklaruar ai.

Shefi i IKSHPK-së u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë masat e vetë-izolimit dhe të distancës sociale.

Ai theksoi se vendi ynë do ta kalonte shpejt koronavirusin nëse qytetarët do t’iu përmbaheshin masave të marra nga Qeveria e Kosovës./Motilokal.com