Bota po përballet me një situatë dramatike, teksa numri i të prekurve me koronavirus po rritet çdo ditë e më shumë.
Pas Kinës, epiqendra e të infektuarve është zhvendosur në Europë kryesisht në Itali me numrin më të madh dhe Spanjë, duke vazhduar drejtë Francës dhe Britanisë së Madhe, ku çdo ditë po raportohet për një numër të madh njerëzish që humbin jetën si pasojë e COVID-19.
Lëvizjet e njerëzve në rrugë janë minimale, madje mund të themi që jeta në tokë është paralizuar totalisht. Mirëpo, teksa njerëzimi është në alarm, toka po gjen qetësinë e munguar.
Ju sjellim disa pamje ku në mesin e tyre gjendet edhe Tirana./Motilokal.com









