Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me rrebeshe të kohëpaskohshme dhe bubullima, sidomos pasdite ku do të jetë në disa pjesë dhe në formë stuhie me rrebeshe intensive, erëra të forta e breshër.
Të shtunën parashikohet pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima të rrëmbyeshme, lokale e në formë stuhie afatshkurtër.
E diela pritet të mbajë me diell e vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme të shkurtra dhe shtrëngata të rralla.

/Motilokal.com
