Të premten, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me rrebeshe shiu që mund të zhvillohen gjatë ditës. Këto rrebeshe mund të jenë të forta në disa zona, kështu që është e rëndësishme të jeni të përgatitur për kushte të tillë.
E shtuna do të mbajë mot me intervale me diell dhe vranësira. Megjithatë, ka mundësi që të zhvillohet ndonjë rrebesh i izoluar gjatë ditës, ndaj duhet të mbani parasysh se moti mund të jetë ende i paqëndrueshëm në disa pjesë.
Për ditën e diel parashikimet tregojnë për një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit. Do të ketë më shumë diell dhe vranësira të lehta, që do të ofrojnë një ditë më të këndshme dhe të qëndrueshme për aktivitetet e jashtme.

/Motilokal.com
