Plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit për Shqipëri

Plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit për Shqipëri

Moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Dita e premte parashihet të mbajë me kthjellime dhe vranësira, ku në orët e para të ditës parashihen reshje të dobëta shiu, pasdite mund të ketë rrebeshe e bubullima.

Të shtunën, moti do të jetë me diell dhe vranësira, në viset malore mundësi për rrebeshe shiu.

E diela pritet të jetë me mot të nxehtë, me diell dhe vranësira kalimatare, në zonat malore mundësi për rrebeshe shiu.

/Motilokal.com