Ndërtime Ilegale në Bjeshkët e Isniqit: Inspektorati sekuestron makineri dhe ngrit kallëzime penale

Ndërtime Ilegale në Bjeshkët e Isniqit: Inspektorati sekuestron makineri dhe ngrit kallëzime penale

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se inspektorati i MMPHI-së, së bashku me Njësitin për Hetimin e Krimeve Mjedisore dhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna,” kanë inspektuar ndërtimet ilegale në Bjeshkët e Isniqit.

Bëhet e ditur se gjatë inspektimit janë hasur makineri e pajisje të ndryshme duke ushtruar veprimtari ilegale, përkatësisht gërmim dhe përgatitje të terrenit për ndërtim në prona publike.

Ministri Aliu ka theksuar se për të adresuar këto shkelje, janë ndërmarrë veprime të menjëhershme me ç'rast: makineritë janë sekuestruar me urdhrin e prokurorit, dhe në bashkëpunim me policinë, janë ngritur kallëzime penale ndaj individëve të përfshirë.

“MMPHI është e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore dhe do të vazhdojë të ndjekë me rigorozitet çdo rast të shkeljes së ligjit për të siguruar kështu ruajtjen e resurseve të vendit tonë”, ka shkruar Aliu.


/Motilokal.com