Parashikimi i meteorologëve për ditën e mërkurë në Shqipëri

Parashikimi i meteorologëve për ditën e mërkurë në Shqipëri

Moti në Shqipëri pritet të jetën nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Gjatë ditës së mërkurë moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 25 deri në 30 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë; ekspertët shëndetësorë rekomandojnë shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com